Vushtrria nderon çiftin Buçinca

Vushtrria nderon çiftin Buçinca

Reperi më i suksesshëm shqiptar, Ledri Vula është shprehur krenar me gjyshërit e tij, Naxhije dhe Fahri Buçinca, të cilët sot u nderuan nga komuna e Vushtrrisë.

Për të nderuar kontributin e dhënë në fushën e arsimit dhe në emancipimin e gruas, komuna e Vushtrrisë, Qendrës Rinore të Qytetit ia dha emrin “Naxhije e Fahri Buçinca”.

Në Instagram, Ledri publikoi një video nga momenti i zbulimit të pllakës, shkruan rtv21.tv

“Shume krenar me gjyshin dhe gjyshen”, shkroi ai krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

Shume krenar me gjyshin dhe gjyshen

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Naxhije & Fahri Buçinca njihen si çifti që pjesën më të madhe të jetës së tyre ia kushtuan emancipimit dhe shkollimit të gruas shqiptare. Madje edhe në ditët më të vështira kur populli shqiptar ishte i shtypur nga pushtuesit serb, ata u fokusuan në gjetjen e vajzave që nuk lejoheshin nga kryefamiljarët të shkonin në shkollë./21Media