Shumë shpjet kënga e re nga Ermali dhe Ledri

Shumë shpjet kënga e re nga Ermali dhe Ledri

Ledri Vula dhe Ermal Fejzullahu kanë bashkuar forcat e tyre për projektin e tyre të radhës.

Këtë e ka bërë të ditur Ledri përmes një videos së publikuar në Instagram ku edhe shfaq disa sekuenca të këngës.

Projekti i dyshes pritet të publikohet nesër në ora 15:00, shkruan rtv21.tv

Artistët nuk kanë preferuar të zbulojnë më shumë rreth këtij projekti duke i lënë fansat të presin me padurim publikimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

Neser ora 15:00 🖇

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

 Kujtojmë se, Ermali dhe Ledri vitin e kaluar kanë risjellë  këngën ”Fshatarja ime” të Sabri Fejzullahur në një verison më modern. Ky version u pëlqye shumë nga publiku ku në kanalin Youtube numëron mbi 19 milionë klikime. /21Media