Dhurata tjetër e Ledri Vulës për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Dhurata tjetër e Ledri Vulës për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Mijëra njerëz kishin pushtuar mbrëmë sheshet e Prishtinës për të ndjekur koncertin madhështor për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan rtv21.tv

Në skenën gjigante performuan këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe reperi shumë i dashur dhe i popullarizuar, Ledri Vula. Gjatë perfomancës së tij live, me të cilën Ledri ndezi amtosferën e bëri edhe dedikim tjetër të veçantë, shkruan rtv21.tv

Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, nën tingujt e këngës “Baresha”, të bilbilit Nexhmie Pagarusha, u lëshua fotografia e tij me mbishkrimin “Lavdi dëshmorëve”,

Ky veprim ngjalli emocion tek të pranishmit të cilët ishin në numër jashtëzakonisht të madh. Ata sytë dhe telefonat e tyre i kishin drejtuar kah ndërtesa e qeverisë.

Ledri përfomoi disa nga hitet e tij si: “King”, “SRMN”, “U harrum”, “Shtrenjt” , “Beautiful”, “Nona”… e bashkë me të një zëri këndonin edhe publiku.

Kujtomë se reperi një ditë para koncertit pati edhe një dhuratë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë, ai publikoi këngën “I vogël” përmes së cilës nëpër rreshta paraqitet historia e vendit derisa ishte nën okupimin e Serbisë./21Media