Ledri Vula kalon kufijtë shqiptar

Loading...

Ledri Vula kalon kufijtë shqiptar

Reperi Ledri Vula këtë vit ishte shumë aktiv sa i përket muzikës, ai lansoi disa projekte të reja si bashkëpunime ashtu edhe solo, të cilat rezultuan shumë të suksesshme.

Ndërsa puna e tij po korr sukses edhe jashtë kufijve shqiptar, Ledri po dëgjohet edhe në Rusi, përcjell rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Faton Shoshi përmes Instagramit ku ka publikuar një fotografi që tregon se televizioni rus “Adiago” ka ranguar këngën e Vulës si një ndër më të pëlqyerat e javës  në kuadër të trendeve të reja muzikore.

Bashkëpunimi i fundit i Ledrit me Young Zerkën “Nona”, menjëherë pas publikimit është shndërruar në hit veror, duke grumbulluar mbi 7 milionë klikime për më pak se një muaj./21Media