Po vjen diçka nga Ledri Vula

Po vjen diçka nga Ledri Vula

Njëri ndër reperët më të suksesshëm, Ledri Vula ka kohë që paralajmëroi këngën e re. “Piano Rap” mban titullin kënga, intro e së cilës do të publikohet më 1 shkurt. Lajmin e madh e dha artisti përmes një fotografie në Instagram, transmeton rtv21.tv

“Me 1 shkurt vjen Intro. Kanga e ka emnin Piano Rap. Videoklipi osht i xhirum 360 shkall. Nese jeni tu e pa prej smartphones ose computer muneni vet me e bo regjin. Enjoy this piece of art.”, shkroi ai krahas fotografisë.

Ledri Vula që nga fillimi i karrierës arriti që të pëlqehet shumë thuajse nga të gjitha moshat. Vitin që po e lëmë pas, Ledri publikoi projekte të ndryshme si solo ashtu edhe bashkëpunime. Ndër to veçohen dy projektet, “Rio” dhe “MEM”, që arritën miliona klikime në YouTube./21Media