Reperi, nënkryetar i klubit të basketbollit 'Z Mobile Prishtina'

Reperi, nënkryetar i klubit të basketbollit ‘Z Mobile Prishtina’

Ledri Vula është zgjedhur nënkryetar i klubit të basketit ‘Z Mobile Prishtina’

Kështu bëri të ditur sot në një konferenë për media kryetari i Klubit te Basketbollit ‘Prishtina’, Blerand Stavileci, me ç’rast tha se Vula do të jetë një prej përforcimeve më të qëlluara të klubit të basketbollit.

Ndërsa nënkryetari i sapo zgjedhur i klubit “Prishtina”, Ledri Vula, u shpreh i lumtur me emërimin e tij në këtë post. “Jam mëse i lumtur me qenë pjesë i këtij ekipi të cilin e kam pasur ëndërr që prej fëmijërisë. Unë me krejt atë që di kam me qenë 110 përqind i fokusum për një të ardhme të mirë të këtij sporti”, tha Vula.

KB Z-Mobile Prishtina të enjtën nga ora 20:00 fillon kampanjën e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve kundër kampionit aktual dhe të shumëfishtë holandez, Donar Groningen.

Me 2 shtator të po këtij viti , Klubi Basketobollistik Prishtina ka rizgjedhur përsëri Blerand Stavilecin si kryetar të klubit , ndërsa tani është duke vazhduar  emërimet për bordin udhëheqës për vitet e ardhshme./21Media