Vetëm 8493 veta aplikuan për legalizim në tërë Kosovën

Vetëm 8493 veta aplikuan për legalizim në tërë Kosovën

Nesër më datë 15 korrik do të hyjnë në fuqi Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, pas nënshkrimit të këtyre udhëzimeve nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi.

Me këtë rast, ministri Matoshi do të mbajë konferencë për medie, në të cilën do të prezantohet përmbajtja e udhëzimeve.

Me hyrjen në fyqi të këtyre udhëzimeve administrative fillon zyrtarisht edhe trajtimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë.

Procesi i legalizimit sipas ligjit të aprovuar më 2013 dështoi për shkak të mos interesimit të qytetarëve për të aplikuar.

Vetëm 8493 veta aplikuan për legalizim në tërë Kosovën, nga numri  i përgjithshëm 352.836 vetave sa janë paraqitur për regjistrimin e objekteve pa leje.