Ligji kishte nxitur debate të nxehta

Ligji kishte nxitur debate të nxehta

Aborti është legalizuar në të gjithë Australinë, pasi shteti i fundit ku aborti konsiderohej i paligjshëm, Uellsi i Ri Jugor, votoi për të reformuar ligjin.

Projektligji, i miratuar të enjten, rrëzoi ligjin 119-vjeçar, i cili ishte kritikuar nga kundërshtarët dhe ishte cilësuar si arkaik, transmeton rtv21.tv.

Ligji kishte nxitur debate të nxehta dhe ka krijuar ndasi të thella në qeverinë konservatore të shtetit.

Më parë, abortet ishin të mundshme vetëm nëse një mjek mendonte se kishte “rrezik serioz” për shëndetin e një gruaje.

Ligji i ri bën që të kryhen aborte deri në javën e 22-të ose më vonë nëse dy mjekë bien dakord./21Media