E konsideron si futbollistin më të mirë në 15 vjetët e fundit

E konsideron si futbollistin më të mirë në 15 vjetët e fundit

​Sulmuesi Vedat Muriqi është aktualisht futbollisti më i përfolur në Turqi. Me të po mirren tifozët, trajnerët e analistët e futbollit. Së fundi për Muriqin ka komentuar edhe legjenda e Fenerbahçes, Rıdvan Dilmen, që ka thënë se sulmuesi kosovar mund të shitet për 50 milionë euro.

“Fenerbahçe ka transferuar futbollistin më të mirë në 15 vjetët e fundit. Mos u befasoni nëse nesër klubi do ta shesë për 50 milionë euro”, deklaroi Dilmen.

Muriqi ka shënuar 2 gola në 2 ndeshjet e para me Fenerin në Superligën e Turqisë./21Media