Ish vokalisti i grupit Deep Purple dhe Rainbow ka mbërritur në territorin e Kosovës

Ish vokalisti i grupit Deep Purple dhe Rainbow ka mbërritur në territorin e Kosovës

Turner do të përformojë në koncertin e sotëm në festivalin e vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2017” në Rahovec.

Ylli tha se kishte dëgjuar edhe më herët për Kosovën, dhe se kishte bërë hulumtime për vendin dhe festivalin ku do të përformojë, shkruan rtv21.tv.

Turner ka premtuar se do ta ndezë atmosferën sonte, dhe ka ftuar qytetarët e Kosovës të jenë prezent në koncert.

Siç kemi njoftuar më herët, interesimi për festivalin “Hardh Fest” është shumë i madh, e kështu me gjasë do të jetë edhe mbrëmjen e sotme./21Media

Image may contain: one or more people and crowd