Lego ka bërë të ditur se të hyrat kanë rënë në 14.9 miliardë kruna (2.4 miliardë dollarë)

Lego ka bërë të ditur se të hyrat kanë rënë në 14.9 miliardë kruna (2.4 miliardë dollarë)

Prodhuesi danez i lojërave Lego njoftoi sot se do të largojë nga puna 1.400 vetë, ose tetë për qind të të punësuarve në gjithë botën, pas rënies së profitit dhe shitjes në gjysmën e parë të vitit 2017.

Lego ka bërë të ditur se të hyrat kanë rënë në 14.9 miliardë kruna (2.4 miliardë dollarë) në gjashtë muajt e parë, kryesisht për shkak të tregut të dobët në SHBA dhe Evropë.

Profiti i Lego ka rënë në 3.4 miliardë kruna (544 milionë dollarë). Reduktimi i vendeve të punës do të ndikojë në administratë dhe shitje, derisa në shitje nuk do të ketë ndikim, thanë zyrtarë të kompanisë.

Prodhuesi i njohur i lodrave ka më shumë se 19.000 të punësuar në gjithë botën.