Klubi anglez pas Muriqit

Klubi anglez pas Muriqit

Sulmuesi i Fenerbahces dhe Kosovës, Vedat Muriqi me paraqitjen e tij në fushën e blertë ka tërhequr vëmendjen te shumë ekipe të njohura.

Interes për Muriqin ka shprehur edhe klubi anglez Leicester City, shkruan rtv21.tv

Sipas raportimeve në mediat e huaja, klubi anglez është gati të paguajë 18 miionë funte (mi 21 milionë euro) për lojtarin nga Kosova.

Vedat Muriqi i ka impresionuar edhe bordin e Tottenhamit në ndeshjen ndaj Anglisë. Kosovari gjithashtu ka qenë në vëzhgim edhe nga Juventusi, Man United dhe Atletico Madrid.

Muriqi ka kaluar tek Fenerbahce vetëm gjatë kësaj vere, për 3.1 milionë euro. /21Media