Klubi gjerman do ta mbajë yllin e skuadrës deri në fund të stinorit

Klubi gjerman do ta mbajë yllin e skuadrës deri në fund të stinorit

Naby Keita është blerë nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror nga RB Leipzig, por me marrëveshje të dy klubeve lojtari do të qëndrojë në Bundesligë edhe këtë sezon.

Por, shitja e Philippe Coutinhos në Barcelonë, ka bërë që drejtuesit e Liverpoolit të tentojnë ta marrin lojtarin qysh në janar, por Leipzig ua ka bërë me dije se Keita nuk largohet tani.

“Situata është e njëjta sikurse ka qenë gjatë gjithë këtij sezoni, nuk kemi arsye ta lejojmë Keitan të largohet më herët”, ka deklaruar trajneri i Leipzig, Ralph Hasenhuttl për BBC.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe klubi përmes një komunikate zyrtare: “Asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me transferimin e Keitas”.

Për reprezentuesin e Guinesë, Liverpooli ka paguar 51 milionë funte.