Ministri Lekaj fajësoi qeverinë  e kaluar për  keqmenaxhim dhe papërgjegjshmëri  në pagesat ndaj “Bechtel Enka"

Ministri Lekaj fajësoi qeverinë  e kaluar për  keqmenaxhim dhe papërgjegjshmëri  në pagesat ndaj “Bechtel Enka”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj  në një konferencë për media ka dhënë shpjegime për “Vendimin e Qeverisë, për aneks kontratën me “Bechtel & Enka”-n. Sipas Lekajt ndarja e 53 milionë euove e ka shpëtuar Kosovën nga Arbitrazhi  dhe nga  rrezikimi i buxhetit të  shtetit. Lekaj për tërë këtë situatë fajësoi qeverinë  e kaluar për  keqmenaxhim dhe papërgjegjshmëri  në pagesat ndaj “Bechtel Enka”-s. Theksoi se pas kësaj aneks marrëvshje  kompania “Bechtel Enka”, nuk do të ketë hapsirë për të kërkuar për rritje të buxhetit. Andaj konstaton se autostrada do të përfundojë më 31 dhjetor 2018./21Media