Lekaj akuzon paraardhësit për gjobën 53 milionëshe

“Paratë janë ri-alokuar në 260 projekte komunale e rurale”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj akuzon qeverinë e kaluar të Kosovës për gjobën 53 milionëshe në rastin e autostradës që e lidh Kosovën dhe Maqedoninë.

Lekaj në një konferencë për medie ka shpjeguar sot procesin që çoi në pagesën e dënimit prej 53.1 milionë euro për kompaninë “Bechtel- Enka” rreth vonesave në ndërtimin e autosstradës Prishtinë – Hani i Elezit.

“Ministria dhe qeveria kanë informata të duhura për të vlerësuar rreziqet kontraktuale për ndërprerjen e punës dhe ndikimin e arbitrazhit për investimet e huaja. Kur erdhëm në këtë ministri ishim përballë një pagese mbi 60 milionë euro por e zbritëm në 53 milionë”, tha Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka akuzuar qeverinë e kaluar të drejtuar nga Isa Mustafa dhe ministrin e Infrastrukturës në atë qeveri, Lutfi Zharku, për keqmenaxhim të buxhetit duke ri-alokuar paratë e destinuara për këtë autostradë në projekte më të vogla për të cilat tha se synim kryesor e kanë pasur votën.

“Paratë janë ri-alokuar në 260 projekte komunale e rurale… Ish ministri nuk ka qenë i gatshëm të merret me këtë çështje të shkaktuar nga faji i vet”, tha Lekaj.

Back to top button