Lekaj furnizohet me naftë në Kroaci, më lirë atje se këtu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj gjatë një udhëtimi në Kroaci ka krahasuar çmimit e naftës së Kroacisë me Kosovën.
Sipas tij një litër naftë në këtë shtet është 1.70 euro, kurse në Kosovës 1.79 euro.
Lekaj përmes një postimi në “Facebook” u shpreh se në çmimet e lira të derivateve ka pasur ndikim heqja e akcizës që qeveria kroate e ka zbatuar.
“Gjatë rrugëtimit tim në Kroaci ndalova në një pompë derivatesh ku çmimi ishte më i lirë se në Kosovë. Në Kroaci 13.08 kuna apo 1.70 euro, ndërsa në Kosovë çmimi është 1.79 euro. Rroga minimale në Kroaci është 4500 kuna apo 600 euro ndërsa në Kosovë mezi arritëm ta bëjmë 240 euro. Përkundër standardit të mirë të jetës këtu, Qeveria ka vendosur ta heqë akcizën për derivate ndërsa Qeveria Kurti e refuzoi këtë veprim”, ka shkruar Lekaj.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e martë, të cilat kanë mbetur njëjtë sikurse që ishin të hënën.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.79 euro për litër, i benzinës 1.76 euro, si dhe i gazit 0.78 euro./21Media

Back to top button