MIT zotohet të mirëmbajë rrugët

MIT zotohet të mirëmbajë rrugët

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, sot inspektoi nga afër asfaltimin e rrugës R220, segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë.

Lekaj tha se kjo rrugë lidhë komunat e komunitetet mes vete dhe ndikon në zhvillimin ekonomik të Obiliqit e Vushtrrisë. Ai poashtu theksoi përkushtimin e MIT, që krahas zhvillimit të projekteve të reja, të mirëmbajnë në vazhdimësi rrugët ekzistuese.

Rruga R220, segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë, ka gjatësi prej 3 kilometra dhe po realizohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve.