Lekaj: Jemi me popullin sirian

Pal Lekaj ka thënë se vrasja e njerëzve të pambrojtur duhet të dënohet

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së ka thënë se sulmi i sotëm i SHBA-ve në Siri ishte i nevojshëm për ta parandaluar gjenocidin në atë vend.

“Pamjet e rënda që po transmetohen nga rajonet e luftës në Siri tregojnë që atje nuk janë duke u respektuar as minimalisht rregullat dhe konventat për mbrojtjen e civilëve.Vrasja e njerëzve të pambrojtur, e sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët që janë qenia me e pafajshme, duhet të dënohet me ashpërsinë me të lartë edhe veprimet por edhe ata që po i bëjnë ato” ka thënë Lekaj.

Lekaj po ashtu ka thënë se në këto momentë jemi me popullin sirian i cili është i pafajshëm.

“Veprimet e fundit të SHBA-ve kundër regjimit të Assadit janë mësë të nevojshme për të prandaluar gjenocidin ndaj popullit të pambrojtur Sirian dhe për t’i dhënë fund kësaj luftë shkatërrimtare”.

Sot në orët e para të mëngjesit Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur me 59 raketa “Tomahawk” objekte të qeverisë siriane si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike në Siri ./21Media

SHPËRNDAJE Facebook Twitter

Back to top button