Lekaj kërkon uljen e çmimit të tarifës së “Rrugës së Kombit”

Qytetarë janë të obliguar të paguajnë pesë euro në një drejtim

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka kërkuar sot uljen e  çmimit të tarifës në Rrugën e Kombit.

Ai ka thënë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës se këtyre ditëve është diskutuar mjaft nga qytetarët dhe ministria sa i përket caktimit të tarifës së Rrugës së Kombit.

“Unë shfaq shqetësimet e mia dhe mendoj që tarifa është e lartë dhe e papërballueshme. Ajo rrugë nuk është përfunduar, dhe shkon në dëm të qytetarëve tanë. Ju lus të kemi mbështetje të bisedojmë mes dy qeverive dhe të shikohet mundësia e uljes së këtij çmimi”, është shprehur ai.

Aplikimi i kësaj obligon automjetet  të paguajnë nga pesë euro për një drejtim./21Media

https://rtv21.tv/nga-sot-5-euro-per-te-kaluar-tunelin-e-kalimashit/

Back to top button