Lekaj: Largimi i Qeverisë nuk e ndalë projektin për Autostradën e Dukagjinit

Fati i autostradës nuk lidhet me rënien e Qeverisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka thënë se Autostrada e Dukagjinit ka kohë që ka marrë rrjedhën e jetësimit të saj dhe tashmë fati i këtij projekti nuk lidhet me rënien e Qeverisë dhe paralajmërimet për zgjedhje të reja.

Sipas tij, nga buxheti i Kosovës janë ndarë mbi 1 milion euro për projektimin e saj, proces ky që tashmë është drejt përfundimit dhe kjo i hap rrugë procesit të tenderimit për të zgjedhur kompaninë që do të kryejë punën.

“Edhe 1 milion të tjera janë të parapara për të filluar puna në ndërtimin e autostradës së Dukagjinit. Për herë të parë kanë përfunduar edhe dëgjimet publike, me ç’rast kjo autostradë ka marrë dritën jeshile edhe nga qytetarët e komunave nëpër të cilat kalon kjo autostradë”, ka thënë Lekaj në një përgjigje për BIRN.

Ai ka shtuar se Autostrada e Dukagjinit, është pranuar në Kuvend kur është votuar buxheti, si dhe në Qeveri kur është marrë vendimi për krijimin e komitetit ndërministror.

Back to top button