Mbështetje për ambasadorin e Zvicrës.- kritika për ministrin Lekaj 

Mbështetje për ambasadorin e Zvicrës.- kritika për ministrin Lekaj 

Ambasadorët e akredituar në Prishtinë i kanë dalë në mbrojtje homologut të tyre nga Zvicra Jean Hubert Lebet, për të cilin ministri i transportit Pal Lekaj ka thënë se duhet dëbuar nga Kosova. Kjo pasi që ambasadori Lebet para disa ditësh deklaroi publikisht se nuk është në rregull që Zvicra të investoj në përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve, derisa institucionet e Kosovës japin para për veteranët e rrejshëm. Pas reagimeve të shumta ministri Lekaj e ka thënë se deklarata e tij është nxjerr nga konteksti dhe se miqësia Kosovë – Zvicër është e pa lëkundur./21Media