Lekaj premton dhënien e statusit të veçantë për stafin profesional të aviacionit civil

Ministri Lekaj dëgjoi kërkesat dhe ankesat e sindikalistëve të kontrollit ajror

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, sot ka pritur në takim sindikalistët e kontrollit ajror bashkë me drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini.

Lekaj dëgjoi të gjitha kërkesat dhe ankesat e këtij shërbimi, pas miratimit të ligjit mbi pagat dhe shprehi gatishmërinë për tu dhënë atyre statusin meritor të njëjtë me kontrollet ajrore në vendet e Bashkimit Evropian.

Duke u mbështetur në shërbimin e rëndësishëm të kontrollorëve ajrorë që ka ndikim në sigurinë kombëtare, Lekaj premtoi që do të shtyjë përpara amandamentimin e ligjit dhe dhënien e statusit të veçantë për kontrollorët dhe stafin profesional të aviacionit civil në agjencitë e tjera.

Palët ranë dakord që të vazhdohet me kryerjen e punëve pa ndërprerje.

Back to top button