Lekaj raporton para Komisionit për 53 milionë eurot e BechtelEnkas

Ministri ka larguar nga vetja përgjegjësinë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka raportuar para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ku ka larguar edhe njëherë nga vetja përgjegjësinë për 53 milionë eurot e dhëna për BektelEnka-n. Sa i përket infrastrukturës, Lekaj ka thënë se Kosova është lider në rajon.

Ndërsa, deputetja Hykmete Bajrami ka pasur pyetje për pagesën prej 53 milionë euro për vonesat e operatorit ekonomik. Ajo ka thënë se duhet të vendoset një standard për ndërtimin e autostradave.

“Pse nuk është dënuar kompania kur është vonuar. Unë e di, ju jeni ministër i infrastrukturës, mirëpo neve na duhet një arsyeshmëri për ndërtimin e autostradave dhe mundësisë së qyteteve që të lidhen me të kur janë vetëm disa km larg”, ka thënë ajo.

Ministri Lekaj ka thënë se është saktësuar që të përfundohen të gjitha pagesat më 1 qershor të vitit 2019.

“Ne kemi dhënë një sqarim. Kur jemi te pagesa 53 milionë, kur të përfundojë projekti unë mund të them: 10 përqindëshi i kontratës nuk është kryer”, ka thënë ai.

E, këtu Bajrami ka pyetur se pse është dashur t’i jepen 53 milionë euro BectelEnka-s, kur edhe kjo kompani ka mundur të presë.

Deputeti Liburn Aliu ka thënë se si mund të lidhet Besia me Merdare, kur Serbia nuk e lidhë Nishin me Merdare.

“Kjo është në interes të Serbisë. Kur ne jemi duke ndërtuar rrugën Prishtinë – Besianë me katër korsi. Unë nuk jam  duke e kuptuar pse me ndërtuar autostradën për Merdare kur e kemi taksën ndaj Serbisë. Po e shohim se jemi para kolapsit si shtet, jemi tu kolapsu”, ka thënë ai.

Kurse, deputeti Veton Berisha ka kërkuar sqarime për rrugën Zahaq – Pejë.

Back to top button