Lekaj: Rrugët janë të kalueshme në gjithë Kosovën

Rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të sigurta për qarkullim

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se në këtë fundjavë mund të udhëtohet nëpër të gjitha rajonet e Kosovës, pasi që rrugët janë të pastërta në mbarë Kosovën.

“Natyrën e bukur të Kosovës e ka hijeshuar edhe më shumë bora e ditëve të fundit. Që rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të sigurta për qarkullim edhe gjatë ditëve kur pati reshje të mëdha, u përkujdesën 14 kompani të kontrakturara bashkë me ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Shijojeni borën, vikend të këndshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se  vikendi do të karakterizohet me mot të qetë, të vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, ka bërë të ditur IHMK./21Media

Back to top button