Lekaj thotë se rrugët janë të pastruara

Sipasa Lekajt, reshjet e borës nuk paraqesin problem në qarkullim të automjeteve

Në Kosovë kanë rinisur reshjet e borës. Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka bërë të ditur se kjo nuk paraqet problem në qarkullim të automjeteve.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se të gjitha ekipet po pastrojnë rrugët dhe po e monitorojnë situatën.

“Bora rifilloi por kjo nuk paraqet problem në qarkullim të automjeteve. Rrugët janë të pastruara dhe ekipet po e monitorojnë situatën nga afër në të gjitha pjesët që janë nën përkujdesje të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Mos dilni pa pajisjet dimërore dhe kujdes shpejtësinë!”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj përmes llogarisë së tij në “Facebook”, vazhdimisht po informon qytetarët për gjendjen e rrugëve të Kosovës./21Media

Back to top button