Lekaj: Vitin e ardhshëm autostrada me pagesë

Sipas Lekajt, çmimet do jenë të arsyeshme që nuk e rëndojnë shumë xhepin e qytetarëve

Pas vendosjes se taksës për qarkullim në “Rrugën e Kombit” nga Qeveria e Shqipërisë edhe Qeveria e Kosovës po përgatitet që qarkullimi në autostrada e vendit të bëhet me pagesë nga viti i ardhshëm.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka deklaruar se shfrytëzimi i autostradës me pagesë ka mundësi të bëhet vitin e ardhshëm, por që janë duke shikuar fizibilitetin.

Ai u shpreh se çmimet do jenë të arsyeshme që nuk e rëndojnë shumë xhepin e qytetarëve, derisa theksoi se tarifa rrugore e vendosur nga Shqipëria për të shfrytëzuar autostradën është e lartë.

Dy autostradat e Kosovës të ndërtuara me buxhetin e vendit kapin një shifër prej mbi një miliard e gjysmë euro pa asnjë ndihmë nga jashtë.

Autostrada Durrës – Kukës – Morinë, që lidh Kosovën më Shqipërinë e quajtur “Ibrahim Rugova”, zyrtarisht thuhet se ka kushtuar mbi 700 milionë euro. Në fund të këtij viti pritet të përfundojë edhe autostrada Prishtinë – Shkup e quajtur “Arbën Xhaferi” me gjatësi prej rreth 60 kilometrash, e që buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë 600 milionë euro. Dy autostradat janë ndërtuar nga konsorciumi turko-amerikan, Bechtel-Enka.

Back to top button