Lëkundje të forta tërmeti gjatë natës në Itali

Ka dëme materiale

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter ka rënë në provincën e Firences në Itali. Pas këtij tërmeti, të tjera lëkundje janë regjistruar në këtë zonë, por më magnitudë më të vogël.

Dëme janë raportuar në disa ndërtesa në komunat e zonës. Ndërsa në Borgo San Lorenzo shkollat u mbyllën.

Shkollat u mbyllën gjithashtu në Barberino del Mugello, Scarperia, Vernio, Marradi dhe Vicchio, duke përfshirë edhe shkollat dhe çerdhet komunale.

Prefektja e Firencës, Laura Lega tha se nuk ka situatë alarmi, nuk ka të lënduar dhe dëmet e regjistruara në disa ndërtesa nuk janë serioze.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në 12 orë janë regjistruar 36 lëkundje.

Back to top button