Nuk raportohet për të lënduar

Nuk raportohet për të lënduar

Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15 janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, Durrës, Lezhe e Kruje dhe zonat përreth. 

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) njofton se termeti ishte me magnitudë 4.9 me thellesi 7 km me epiqender 3 km në veri te fshatit Bubq.

 

Lëkundjet zgjatën disa sekonda, ndërsa ka shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët, të cilat kanë dalë në rrugë.

Tërmeti i sotëm vjen dy muaj pas lëkundjeve 6.4 ballë, që shkaktuan 51 viktima dhe shumë të plagosur. /21Media