Thomas Lemar është një talent shumë i kërkuar nga klube të mëdha

Thomas Lemar është një talent shumë i kërkuar nga klube të mëdha

Trajneri i Monaco-s, Leonardo Jardim ka deklaruar se klubi i tij nuk do ta lejojë largimin e Lemar në afatin e transferimeve të janarit.

22 vjeçari është një cak i Liverpool-it dhe Arsenal-it, por Jardim thotë se Lemar nuk do të largohet nga klubi francez së paku deri në verë, shkruan rtv21.tv.

“Monaco nuk e kanë zakon të bëjnë shitje të mëdha gjatë dimrit, kjo është strategjia jonë. Futbollistët e kuptojnë dhe e dinë se si shkojnë gjërat këtu”, ka deklaruar Jardim./21Media