Futbollisti francez po kërkohet nga klubet më të mëdha angleze

Futbollisti francez po kërkohet nga klubet më të mëdha angleze

Thomas Lemar do të preferonte më parë një transferim te Liverpooli sesa tek Arsenali, gjatë afatit kalimtar të dimrit, shkruan The Indepenent.

Në fakt, Arsenali ka qenë pranë blerjes së lojtarit gjatë verës, por oferta e tyre prej 90 milionë funtesh ishte refuzuar nga Monaco.

Përveç ‘Topçinjve’ edhe Liverpooli ka shprehur interesim tash e sa kohë për mesfushorin francez dhe dëshira e tij do të ishte t’i bashkohej skuadrës së Jurgen Klopp. Mbetet të shihet nëse Liverpooli do të jetë i gatshëm për të paguar shumën që kërkon Monaco për ta lënë të lirë lojtarin.