Mesfushori francez ka arritur marrëveshje me klubin nga Madridi

Mesfushori francez ka arritur marrëveshje me klubin nga Madridi

Thomas Lemar do të jetë lojtar i ri i Atletico Madrid. Është ky lajmi i bujshëm që publikon gazeta prestigjoze franceze L’Equipe.

“Los Colchoneros” kanë arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese në kryeqytetin spanjoll për 60 milionë euro.

Verën e kaluar Lemar ishte shumë pranë transferimit te Arsenali por në fund kalimi i tij në Emirates Stadium dështoi për shkak të shifrës së lartë që kërkonte Monaco për ta lënë të lirë.

Në këtë vendim të 22-vjeçarit për të zgjedhur Atleticon mund të ketë ndikuar edhe ndërhyrja e Antoine Griezmann shokut të tij në kombëtaren franceze, i cili mesa duket do të rinovojë kontratën e tij me klubin bardhekuq.