Muriqi pritet të mungojë gjashtë javë

Muriqi pritet të mungojë gjashtë javë

Lëndimi i pësuar në ndeshjen e fundit me Fenerbahçen është më i rëndë sesa parashikohej për Vedat Muriqin.

Për shkak të këtij lëndimi, sulmuesi humbi edhe dy ndeshjet e fundit për Kosovën, kundër Çekisë dhe Anglisë.

Sulmuesi i Kosovës do të qëndrojë rreth 6 javë jashtë fushës së gjelbër dhe ky vit mund të konsiderohet i mbyllur për yllin e Fenerbahçes.

Muriqi pritet të rikthehet në janar të 2020-ës.

Lëndimi i ka prishur planet edhe klubit turk që shpresonte ta shiste në janar Muriqin për një shifër të konsiderueshme, pasi ofertat për të janë të shumta.