Marko Pjaca ka këputur ligamentin e gjurit në miqësoren e Kroacisë ndaj Estonisë

Marko Pjaca ka këputur ligamentin e gjurit në miqësoren e Kroacisë ndaj Estonisë

I pafat talenti Marko Pjaca, që u desh të largohej më herët nga fusha në humbjen e Kroacisë nga Estonia me rezultat 0:3, pas një lëndimi të rëndë në gju.

Pas ekzaminimeve më të detajuara mjekësore është konstatuar që Pjaca ka këputur ligamentin e gjurit dhe për të sezoni ka përfunduar, ndërsa ai do të qëndrojë jashtë fushave nga 6 deri në 8 muaj.

Pjaca që në fillim të stinorit të shkuar ishte transferuar te Juventusi, ka pasur edhe një lëndim tjetër në këmbë që nuk e ka lejuar të shfaq potencialin e tij me skuadrën e Massimiliano Allegrit../21Media