Aksidenti ka ndodhur në rrugën Demir Hisar- Kërçovë

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Demir Hisar- Kërçovë

Rreth 30 nxënës nga shkolla fillore “Goce Dellçev” nga Demir Hisari janë lënduar në aksidentin rrugor që ndodhi në mëngjes rreth orës 7:30 në rrugën Demir Hisar – Kërçovë.

Krahas nxënësve të cilët kanë marrë lëndime trupore, siç informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, rëndë është lënduar edhe shoferi i autobusit Z.S. (49) nga fshati Edinakovci, Demir Hisar, raporton TV21.TV

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën klinike në Manastir ku u është dhënë ndihmë mjekësore. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së autobusit dhe fugonit me targa nga manastiri, i drejtuar nga S.S. (56) nga Krusheva.

Komunikacioni nuk ka qenë në ndërprerje dhe është realizuar ekspertizë në vendin e ngjarjes./21Media