Lëndohet gjatë punës aktori i Tetarit Kombëtar

Lëndohet gjatë punës aktori i Tetarit Kombëtar

Aktori Shkëlqim Islami ka pësuar lëndime gjatë punës së tij në Teatër. Këtë e ka bërë të ditur vet ai, ku ka njoftuar se për shkak të kësaj është shtyrë edhe premiera e shfaqjes “Hamleti simbas Horacit” në të cilën Islami shfaqet në rolin kryesor.

“Edhe lëndimi është pjesë e punës ( dëmtim ligamenti, që e pa mundësoi të mbahej premiera ). Falënderoj ekipin e shfaqjes, Teatrin Kombetar të Kosovës publikun, dhe njëkohësisht ju kërkoj falje.

Ju jap fjalën se do të rikthehem edhe më fuqishëm. Ju faleminderit”, ka shkruar në profilin e tij ën Facebook,

Ndërkohë edhe në faqen e Tetarit Kombëtar në Facebook bëhet e ditur se premiera e cila ka pasur të shfaqet sot është anuluar e po ashtu edhe reprizat.

Stafi duke i uruar shërim të shpejt aktorit kanë paralajmëruar se shfaqja do të vijë para publikut gjatë muajit Maj./21Media