Mbrojtës sot do t’u nënshtrohet testeve mjekësore

Mbrojtës sot do t’u nënshtrohet testeve mjekësore

Njërin ndër lojtarët kryesor të Malit të Zi, Stefan Savic, ka pësuar lëndim. Ai u zëvendësua në minutën e 39-të, në ndeshjen e Malit të Zi kundër Bullgarisë, e cila përfundoi me rezultat 0:0.

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Malit të zi do të takohen më 14 tetor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, nga ora 20:45.

Mbrojtësi 28 vjeçar që luan në Spanjë me Atletico Madrid-in, sot do t’u nënshtrohet testeve mjekësore për të parë shkallën e lëndimit. Sipas raportimeve, gjasat e mungesës së tij kundër Kosovës janë shumë të mëdha.

Kjo ndeshje është mjaftë e rëndësishme për kualifikimin e mundshëm të Kosovës, sidomos pas fitores së Çekisë ndaj Anglisë./21Media