Problemet për Real Madridin nuk kanë të ndalur

Problemet për Real Madridin nuk kanë të ndalur

Ylli kroat, Luka Modric është futbollisti i radhës i Real Madridit që ka pësuar lëndim.

Mesfushori, sikurse lexohet në komunikatën e klubit mbretëror, është i detyruar të qëndrojë në infermieri për shkak të një dëmtimit të muskulit të kofshës së djathtë.

Prandaj pritet që kroati të mungojë në dy ndeshjet e radhës për Los Blancos, kundër Levantes dhe PSG-së.

Modric luajti me Kroacinë kundër Azerbajxhanit duke realizuar një gol nga penalltia. Mirëpo, ai të mërkurën nuk është stërvitur me bashkëlojtarët e tij në Madrid./21Media