Viktima u dërgua në QKUK

Viktima u dërgua në QKUK

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore deri sa ishte duke punuar. Raportohet se ashensori i dëmtuar ka rënë poshtë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në Lipjan.

“Raportohet se viktima mashkull/K shqiptar derisa ishte duke punuar është dëmtuar ashensori, me ç’rast ka rënë poshtë”, ka njoftuar policia.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Policia ka thënë se është kontaktuar prokurori publik i cili e ka cilësuar veprën dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media