Bayerni nuk do të mund të llogarisë për një kohë në lojtarin francez

Loading...

Bayerni nuk do të mund të llogarisë për një kohë në lojtarin francez

Bayern Munich ka udhëtuar drejt Katarit për të kryer fazën përgatitore për pjesën e dytë të stinorit.Mirëpo gjatë një ndeshjeje kontrolluese mes ekipit, ylli Franck Ribery ka pësuar një lëndim.

Klubi ka konfirmuar që francezi ka pësuar një tërheqje muskulore, por ende nuk dihet se sa do ta mbajë ai jashtë fushave të blerta.

35-vjeçari ka realizuar katër gola në Bundesligë këtë stinor në gjithsejtë 14 paraqitje që ka regjistruar me bavarezët.