Lëndohet Romagnoli, largohet nga kombëtarja e Italisë

Mbrojtësi i Milanit ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitje

Alessio Romagnoli është dashur të largohet nga grumbullimi me Italinë, pas një lëndimi në muskul.

Sipas Sky Sport Italia, mbrojtësi i Milanit, ka pësuar kontraktim muskulor vetëm një ditë para ndeshjes që azzurrët e luajnë ndaj Portugalisë në Ligën e Kombeve.

Në vendin e 23-vjeçarit, trajneri Roberto Mancini, pritet ta ftojë Fancesco Acerbin.

Lëndimi i Romagnolit është më shqetësues për Milanin i cili tashmë ka humbur për disa muaj lojtarë të rëndësishëm si, Mattia Caldara, Giacomo Bonaventura dhe Lucas Biglia.

Back to top button