"Në këtë mënyrë do të punojmë me lehtë"

“Në këtë mënyrë do të punojmë me lehtë”

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet ka pranuar që është i lehtësuar që afati kalimtar është mbyllur.

Gjatë tërë kësaj verë Neymar ka qenë i lidhur me një rikthim te Barcelona, por edhe Reali ka qenë i interesuar.

Për këtë gjë francezi është i lumtur që bisedimet kanë mbaruar.

“Neymar? Ka pasur shumë bisedime. Ishte një kohë e vështirë për klubin. Për fat të mirë ka përfunduar. Në këtë mënyrë do të punojmë me lehtë”, deklaroi ai.

Për ta rikthyer brazilianin do të sakrifikoheshin shumë lojtarë të formacionit të parë.