Vetitë e dobishme të lëngus së domates

Vetitë e dobishme të lëngus së domates

Konsumimi i lëngut të domates është shumë i mirë për shëndetin e njeriut. Domateja është një nga perimet që gjindet më së lehti në tokë.

Ajo mbron zorrën e trashë si dhe ndikonë në uljen e rrezikut për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë. Parandalon kancerin e prostatës prandaj meshkujt mund të përfitojnë jashtëzakonisht nga pirja e lëngut të domates sepse është një burim i mrekullueshëm i likopenit, transmeton rtv21.tv.

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën ‘Food Science & Nutrition’, pirja e lëngut të domateve ulë nivelin e shtypjes së gjakut.

Konsumimi i lëngut të domates rregullisht po ashtu ndihmon sistemin tretës dhe parandalimin e kapsllëkut.  Lëngu i domates është shumë i dobishëm për personat që vuajnë nga diabet të cilët rrezikojnë nga mpiksja e gjakut./21Media