Ka një mënyrë më natyrale për të parandaluar gripin

Ka një mënyrë më natyrale për të parandaluar gripin

Është një frut dhe lëngu i tij që ndihmon për të përforcuar imunitetin, i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë shumë të rëndësishme për t’u mbrojtur nga viruset.

Lëngu i shegës është një përzierje vitaminash dhe antioksidantësh. Ai forcon sistemin imunitar në mënyrë të përkryer.

Shega është e pasur me shumë elemente të rëndësishme, siç janë magnezi, mangani, zinku, hekuri, natriumi dhe bakri, veç vitaminës C.

Stina e ftohtë nuk sjell vetëm viruset, por dhe mbrojtësit natyralë. Shega është një mbretëreshë e tyre.