“Sinqerisht, është pak irrituese”

“Sinqerisht, është pak irrituese”

Drejtuesi i Paris Saint Germain, Leonardo Araujo e ka kritikuar Zinedine Zidane, sepse ky i fundit ka folur për lojtarin e PSG-s, Kylian Mbappe.

Trajneri i Real Madridit ka thënë se ai e di që ëndrra e sulmuesit francez është të luajë për klubin spanjoll.

Leonardo ka thënë që kjo nuk është hera e parë që po ndodh dhe është shumë e bezdisshme.

“Sinqerisht, është pak irrituese, është e bezdisshme, nuk është hera e parë që ka ndodhur kjo. Ai është një lojtar që ka edhe dy vjet e gjysmë në kontratën e tij me ne. Nëse, ka mundësi të ndalojmë këtë, mos të flasim më për të”, ka thënë ai.

Megjithatë Zidane ka zgjedhur t’i përgjigjet sot gjatë konferencës për shtyp, teksa ka deklaruar se pavarësisht fjalëve të Leonardos, Mbappe dëshiron të luajë për Realin.

“Unë nuk thashë asgjë. Unë vetëm thashë atë që tha lojtari; se ëndrra e tij ishte të luante këtu” , ka deklaruar Zidane./21Media