Leonita në muajt e fundit të shtatzanisë

Leonita në muajt e fundit të shtatzanisë

Bukuroshja e futbollistit të njohur, Granit Xhakës, Leonita është në muajt e fundit të shtatzanisë. Dyshja që do të bëhen prindër për herë të parë po publikojnë pamje të ndryshme nga përditshmëria e tyre.

Bashkëshortja e Xhakës po tregohet mjaft aktive në instagram, ku për ndjekësit e saj të shumtë po publikon foto dhe video gjatë pritjes së saj të ëmbël, shkruan rtv21.tv

Ajo siç duket tani ka nisur për të blerë gjërat për fëmijën e saj të parë. Kjo shihet nga videot që Leonita ka publikuar sot në instastory.

Ajo po ashtu, sot ka publikuar një foto të bukur në instastory për 183 mijë ndjekësit e saj, në të cilën shihet me barkun e rrumbullakosur dhe pranë personit të saj të zemrës, Granit Xhakës.

Kujtojmë që Graniti dhe Leonita dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë në vitin 2017./21Media