Çifti është bekuar me një vajzë

Çifti është bekuar me një vajzë

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj më 7 tetor janë bërë prindër për herë të parë.

Martesa e çiftit është bekuar me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ayana, shkruan rtv21.tv.

Leonita sot është kthyer në shtëpi me vajzën e saj, ndërsa Graniti nuk ishte pranë tyre. Ayana u prit për herë të parë ngrohtë në ambientin familjar pa babain e saj, Granitin.

Për shkak të angazhimeve të futbollistit në jetën profesionale, ai nuk kishte mundësi të jetë së bashku me gruan dhe vajzën e tij.

Këtë e ka bërë të ditur Leonita në një postim në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka postuar foto se si e kanë pritur vajzën për herë të parë në shtëpi.

Graniti ka publikuar një fotografi shumë të veçantë në ditën kur ka lindur vajza e tij, ku shihet dora e tij, e bashkëshortes dhe e vajzës së tyre. “Mirëseerdhe princesha jonë e vogël, babi dhe nëna të duan shumë”, ka shkruar futbollisti, teksa të shumta kanë qenë urimet nga ndjekësit e tij në Instagram./21Media