Pamje nga koncerti i Leonorës në Skënderaj

Pamje nga koncerti i Leonorës në Skënderaj

Mbrëmë atmosferë tejet të bukur në qytetin e saj dhuroi këngëtarja e mirënjohur, Leonora Jakupi. Para një numri të madh të njerëzve, këngëtarja shumë e dashur për publikun mbajti koncert në Skënderaj, shkruan rtv21.tv

Në ditën e parë të Kurban Bajramit, Leonora performoi këngë të bukura para të pranishmëve të shumtë, të cilët kënduan bashkë me të.

Disa nga hitet që këndoi Leonora janë: “Xhamadani”, “A m’ke harru” etj. Pamje nga performanca në Skënderaj, këngëtarja së mbrëmë pas mesante publikoi për 241 mijë ndjekësit e saj në instagram.

“KJO ESHTE DRENICA IME, JU DUA”, shkroi Leonora sipër njërës video.

Projekti i fundit muzikor i Leonora Jakupit është “A m’ke harru”, i publikuar në muajin korrik. Projekti deri tani në Youtube ka 911 mijë e 400 klikime./21Media