Artistja përcjell lojën nga stadiumi

Artistja përcjell lojën nga stadiumi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi është duke e përcjellur ndeshjen Kosovë – Maltë nga afër, shkruan rtv21.tv

Artistja ka ndarë disa foto nga stadiumi “Fadil Vokrri”, e cila në kokë mbanë kapelën me flamur të Kosovës.

Në fotot e shpërndara shihet se këngëtarja është e anëtarësuar edhe në grupin e tifozërisë “Dardanët”.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 1 me 0, golin për Kosovën e shënoi Benxhamin Kololli në minutën e 30-të./21Media