Çfarë po ndodh me këngëtaren?

Çfarë po ndodh me këngëtaren?

Leonora Jakupi ka shkuar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast ka takuar drejtorin e përgjithshëm Basri Sejdiu.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi me drejtorin, të cilin e bën meritor për ndryshimet thelbësore në shëndetësi dhe kujdesin ndaj pacientëve, shkruan rtv21.tv

Në Qendër, Leonora ka mbetur e befasuar për të mirë me pastërtinë, shërbime dhe rendin atje.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja takohet me drejtorë apo udhëheqës të institucioneve të vendit. Ajo është fotografuar duke shtrënguar duart me kryeministrin në largim Ramush Haradinaj, në zyrën e tij.

Leonora ka publikuar dy projekte muzikore për festat e fundvitit. Këngën “Simpatia e shkollës”, në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun dhe “Potpuri” me Ylli Demajn./21Media