Këngëtarja duket mahnitëse në fotografitë e fundit

Këngëtarja duket mahnitëse në fotografitë e fundit

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Leonora Jakupi është ndër emrat e estradës, e cila për vite me radhë ka argëtuar publikun me këngët dhe zërin e veçantë.

Përveç zërit tejet të bukur, këngëtarja nga Skënderaj shquhet edhe për stilin dhe bukurinë që ka, shkruan rtv21.tv

Në çdo paraqitje që bën, Leonora duket bukur nga koka te këmbët. E mahnitëse, së fundmi këngëtarja është dukur edhe në Shqipëri, nga ku edhe ka publikuar disa imazhe në instagram për 235 mijë ndjekësit e saj.

E veshur me ngjyra pranverore, me flokë të lëshuara dhe me syza, këngëtarja duket mjaft bukur në tri imazhet e fundit që pak më parë postoi në instagram, ku edhe po tërheq vëmendjen, duke marrë komente dhe pëlqime të shumta.

Kujtojmë që Leonora Jakupi ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, qysh prej fundit të vitit 2017 kur ka lansuar këngën “E paprekur”./21Media